Hargreaves takon kryetaren e Kushtetueses: Ky institucion ka rol themelor për sundimin e ligjit

1 minut lexim

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka lavdëruar punën e Gjykatës Kushtetuese pas një takimi që ka mbajtur dje me kryetaren e kësaj gjykate, Gresa Caka.

Ai tha se roli i Kushtetueses është themelor për sundimin e ligjit, ndërsa Cakën e quajti grua inspiruese.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës luan një rol themelor në garantimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë në Kosovë, në të cilën vendi ka arritur aq shumë progres.

Ishte një nder dje të takoja Gresa Cakën, gruan inspiruese që drejton punën jetike të Gjykatës”, ka shkruar ai.

Story i mëparshëm

Nxirret trupi i 43-vjeçarit, i cili u mbyt në Liqenin e Dojranit

Story i radhës

Aksident tragjik në Serbi, humb jetën gruaja nga Maqedonia e Veriut

Të fundit nga