hargreaves kosova ka nevoje urgjente per nje kuvend dhe qeveri funksionale 680a5b3691d6a

Hargreaves: Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale

April 24, 2025
1 minut lexim

Më 9 shkurt qytetarët e Kosovës votuan për zgjedhjet parlamentare në vend.

Por, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për të pestën herë radhazi, pasi e propozuara për kryetare të Kuvendit nga partia fituese Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk i mori votat e nevojshme.

E për këtë, ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves ka thënë se Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale.

“Më shumë se dy muaj pasi populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interesin kombëtar”, ka deklaruar ambasadori.

Ndërkohë, nesër me fillim nga ora 10:00 pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

gjkko konfiskon apartamentin e ish kryetarit te gjykates kushtetuese bashkim dedja 680a51deaaee7
Story i mëparshëm

GJKKO konfiskon apartamentin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

google braktis planet per eliminimin e cookie nga palet e treta 680a5e00759dd
Story i radhës

Google braktis planet për eliminimin e “cookie” nga palët e treta

Të fundit nga

ShkoLartë