Harden braktis Brooklyn për Philadelphian

February 11, 2022
1 minut lexim

Pas disa ditësh bisedimesh dhe thashethemesh, tashmë është zyrtare. James Harden ka lënë ekipin e Brooklyn Nets për t’u transferuar te Philadelphia 76ers. Aventura e “mjekrës” te Nets zgjati vetëm një vit dhe ishte e pafat, duke mos fituar asgjë edhe pse nga kjo skuadër pritej shumë, si sezonin e kaluar ashtu dhe këtë vit.

Në këmbim, në kahun e kundërt udhëtuan 3 basketbollistë shumë të mirë në NBA:

Ben Simmons, Seth Curry (vëllai i Stephen Curry) dhe Andre Drummond si dhe disa zgjedhje në draft. Duket se nga ky shkëmbim u kënaqën të gjitha palët, duke parë situatën që ishte krijuar te këto skuadra me disa lojtarë.

Harden (MVP vitin 2018) donte të largohej nga Brooklyn, ku karriera e tij nuk pati asnjë çmim dhe u transferua te Philadelphia, ku do të luajë përkrahë Joel Embiid. Nets rrezikonte ta humbiste këtë lojtar me koston zero këtë verë, ndaj e largoi. Në kahun tjetër, Philadelphia largoi Simmons, me të cilin kishte patur probleme muajt e fundit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shqiptohen 269 masa në Shkup, 60 për tejkalim të shpejtësisë

Story i radhës

Borën, Trixën dhe Beniadën nuk i lidh vetëm Big Brother

Të fundit nga

ShkoLartë