haradinaj uron pashket vendi yne sot me shume se kurre ka nevoje per vlerat qe percon kjo feste 625c2ea8e1f18

Haradinaj uron Pashkët: Vendi ynë, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për vlerat që përçon kjo festë

April 17, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

Me rastin e kësaj feste, Haradinaj ka vizituar disa familje në Klinë e Ferizaj.

“Për shekuj me radhë ne shqiptarët kemi kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Sipas traditës sonë të çmuar, sot kam ndarë gëzimin e festës së Pashkëve, me familjet Kolaj në Zllakuqan, Marleku në Klinë dhe Zefi në Bibaj të Ferizajt”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, Kosova më shumë se kurrë, sot ka nevojë për vlerat që përcojnë Pashkët.

“Vendi ynë, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për vlerat që përçon kjo festë. Për shumë mot Pashkët. Festofshim gjithmonë të bashkuar”, ka shtuar ai.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kancelari austriak pershkruan takimin e ashper balle per balle me putinin pas krimeve ne bucha 625c2e36d2a56
Story i mëparshëm

Kancelari austriak përshkruan takimin e ashpër ballë për ballë me Putinin pas krimeve në Bucha

publikohet raporti keto jane rastet e reja me covid 19 ne kosove 625c2ee47d179
Story i radhës

Publikohet raporti, këto janë rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë