Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, në edicionin festiv të Kanal 10, ua ka uruar të gjithë shqiptarëve Vitin e Ri 2025.
“Dëshiroj me ua uru një vit të mbarë, një vit të suksesshëm të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka thënë Haradinaj.
I pyetur për vitin 2024 në aspektin politik, Haradinaj me sarkazëm e ka përshkruar si “pak ftohtë”.
“Pak ftoftë. Gjithsesi shpresa dhe urimi është që për këto festa të fundvitit që ta presim mirë edhe këtë mbramje. Të jeni të bindur që do ta kemi një vit të mbarë dhe më të mirë”, ka thënë Haradinaj.
Burimi: botasot.info