Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha që qytetarët dhe deputetët nuk duhet të presin ndryshim të situatës nga vetë shkaktarët e kësaj situate, duke iu referuar qeverisë kurti.
“Nëse ne në parlament e shohim qeverinë tonë që udhëheq vendin në drejtim të gabuar edhe i sjell goditje vendit, humbje të njëpasnjëshme, si të veprojmë ju lutem?
“Nëse dikush prej nesh ende shpreson që qeveria Kurti do ta nxjerrë Kosovën nga drejtimi i gabuar, nga drejtimi humbës e nga sanksionet jam i bindur se do të dalë gabim. Pra, nuk besoj që ne duhet të presim që ai që e ka sjellë Kosovën në pozitën e të ndëshkumit e të goditjeve të njëpasnjëshme të humbjeve edhe në planin e brendshëm të sigurisë, edhe në planin ndërkombëtar të shpresojnë që ai ta nxjerrë”.
Sipas Haradinajt, shkarkimi i Kurtit do ta sillte një moment të ri politik të Kosovës edhe brenda por edhe jashtë.
“Besoj që o detyrë e parlamentit me e nxjerrë Kurtin dhe qeverinë nga drejtimi i gabuar. Detyrë e të gjithë deputetëve, jo vetëm opozitarë, pra besoj që ne si parlament duhet t’i marrim përgjegjësitë. Ne e kemi votu, parlamenti e ka votu këtë qeveri, edhe ne ia kemi dhanë besimin qeverisë Kurti në këtë rast shumica, ju lus shqyrtojeni a është në rregull me vazhdu në drejtimin çfarë e kemi në vend, apo të gjithë ne ta ndihmojmë Kosovën, ta ndihmojmë Kurtin me mocion, pra ta shkarkojmë qeverinë Kurti”.
“Sikurse Kosova ta bashkonte votën me mocionin për qeverinë Kurti, demokracia jonë, mundësitë tona, të të gjitha subjekteve politike, do të vazhdonin në një situatë të re, në një moment politik në Kosovë në planin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm”.