Haradinaj sërish e akuzon Kurtin se është njeri i Serbisë

min lexim

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar përsëri kryeministrin Albin Kurti se po i shërben Serbisë dhe Rusisë.

Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ tha se me sjelljen e tyre Kurti dhe një pjesë e VV’së, janë shërbëtorë të mirë të Serbisë e Rusisë.

“Sjellja e Kurtit del jo vetëm nga ato bindjet tradicionale të besnikërisë ndaj aletatve, por po del edhe nga kontrata të cilat ka obligime. Thyerja e kontratave me këdo nuk është një shembull i mirë sepse në të ardhmen nuk të beson më.

mendoj që pasojat që po i shkakton Kurti nuk janë vetëm edhe një etapë e re e të menduarit politik e një gjenerate ndryshe, unë mendoj që është më thellë puna, është rezultat i punës së mirë të kundërshtarve politikë të Kosovës dhe aleatëve tonë. Unë mendoj sido që ta pasqyrojnë këtë sjelljen e tyre Kurti dhe VV pjesa më e madhe e tyre, ju sifurojë që janë shërbëtorë të mirë të Serbisë e Rusisë”, tha Haradinaj.

Story i mëparshëm

Nora Istrefi sjell pamje nga klipi i ri, po vjen në bashkëpunim me Teuta Selimin

Story i radhës

LSDM: Huamarrja nga Hungaria mund të rrezikojë bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare

Të fundit nga