haradinaj qeverisja e kurtit e varferoi vendin njerezit po largohen perdite 660c799e8f895

Haradinaj: Qeverisja e Kurtit e varfëroi vendin – njerëzit po largohen përditë

April 2, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Kurti i është rikthyer gjuhës së tij të mashtrimit ashtu siç ka bërë para zgjedhjeve të fundit nacionale.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Kurti i ka mashtruar qytetarët për rrymë, bukë, sheqer e vaj, ndërsa si kryeministër e varfëroi vendin dhe i bëri njerëzit të largohen.

“Gjuha e sotme e Albin Kurtit, është ajo gjuha e tij e mashtrimit e para zgjedhjeve të fundit. Edhe atëherë i mashtronte qytetarët se sa do të lirohet vaji, sheqeri, buka, rryma e se si do të bënte çudi për mirëqenien e popullit, por nën qeverisjen e tij, Kosova u bë një vend i varfër e me njerëz që largohen përditë prej tij”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kurti mashtron kur thotë se qeveria e drejtuar nga ai ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në Ballkan për qytetarët e Kosovës.

“Edhe sot mashtron se si qeveria e tij e paska pasur pakon më të madhe mbështetëse për qytetarët në Ballkan, gjë që është mashtrim ordiner. I përmend ndihmat sociale prej 100 eurove si sukses të madh, e nuk i përmend pagat më të ulëta në Ballkan. E përmend subvencionimin e rrymës, e nuk thotë se rritja e çmimit të energjisë është shumëfishuar nën qeverisjen e tij. E përmend përballjen me inflacionin, por nuk thotë se çmimet e artikujve elementar të jetesës janë bërë të papërballueshëm edhe për familjet me nga 2 e 3 të punësuar”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se me qeverisjen e Kurtit, të gjithë në Kosovë kanë mbetur mbrapa.

“Fjalët e bukura se shoqëria përparon kur askush nuk mbetet mbrapa, janë në shpërputhje me realitetin që po e jetojmë. Në Kosovë sot të gjithë kanë mbetur mbrapa. Kjo është e vërteta e jo mashtrimet që kryeministri i ka në diskursin e tij, por që ato marrin përmasa neveritëse në prag të zgjedhjeve!”, ka përfunduar Haradinaj.

MARKETING

RENT A CAR

hajni i pallatit blenheim pranon se ka vjedhur guacen e arte te tualetit prej 4 8 milione funtesh 660c761bb4bba
Story i mëparshëm

Hajni i Pallatit Blenheim pranon se ka vjedhur guacën e artë të tualetit prej 4.8 milionë funtesh

demet ne infrastrukturen e gazes vleresohen ne 18 5 miliarde dollare 660c7d5e8690d
Story i radhës

Dëmet në infrastrukturën e Gazës vlerësohen në 18.5 miliardë dollarë

Të fundit nga

ChatGPT dhe ekipet vetëvendosin norma sjelljeje

Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur
ShkoLartë