Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai gjatë vizitës së tij në Kosovë është mirëpritur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
‘’Ali Ahmeti është një prej figurave më të respektuara shqiptare. Kontributi i tij në të gjitha proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan, të paktën në këto 30 e sa vitet e fundit, ka qenë i jashtëzakonshëm. Pata kënaqësinë që sot ta zhvilloj me të një bisedë vëllazërore për sfidat nëpër të cilat po kalojnë vendet tona’’ , ka shkruar Haradinaj.
Më tutje Haradinaj është shprehur se bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet tona, dhe shqiptarët në Maqedoni të Veriut janë faktorë përcaktues mbi të cilin zhvillohen këto marrëdhënie.
Kosova do të jetë gjithmonë mbështetëse e vëllezërve tanë në kërkesat e tyre legjitime për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave, duke përfshirë edhe përdorimin e gjuhës shqipe në RMV, ka shtuar Haradinaj.
Burimi: botasot.info