Haradinaj përkujton Kuvendin e Pajtimit në Verrat e Llukës: Një nga ngjarjet më madhështore të kombit

May 1, 2025
1 minut lexim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot 1 Majin e vitit 1990, ditën kur në Verrat e Llukës u mbajt Kuvendi i Pajtimit – një nga momentet më të rëndësishme të historisë moderne shqiptare.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj vlerësoi se aksioni dhe lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve arritën ta shkëpusin shoqërinë shqiptare nga epoka e gjakmarrjes dhe ta unifikonin në lëvizjen për liri e pavarësi.

“35 vjet më parë filluan ndryshimet e mëdha drejt realizimit të aspiratave tona si popull. Në Verrat e Llukës, më 1 maj 1990 u mbajt tubimi më madhështor shqiptar i të gjitha kohërave, ku kulmoi iniciativa më fisnike e rinisë sonë – falja dhe pajtimi”, shkroi Haradinaj.

Ai shprehu mirënjohje për figurat kyçe të asaj lëvizjeje, si Anton Çetta, Zekeria Cana, Don Lush Gjergji dhe të gjithë aktivistët, veçanërisht për rininë që udhëhoqi këtë veprim madhor.

“Përgjithmonë mirënjohës kontributit të lëvizjeve kombëtare për liri e bashkim. Përgjithmonë mirënjohës atyre që dhanë jetën për idealet kombëtare,” përfundoi Haradinaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Shefi i Pentagonit kërcënon Iranin: Ju e dini se çfarë është në gjendje të bëjë Amerika, do të paguani

Story i radhës

Bill Gates kishte frikë që vajza e tij mund t’i kërkonte para për nisjen e biznesit të saj

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë