Haradinaj pas dënimit të Salih Mustafës: Besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së, shpresoj të marrë epilog tjetër

December 16, 2022
1 minut lexim

Ish-kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër pas dënimit të ish-komandantit Salih Mustafa-Cali me 26 vite burg.

Në një postim në Facebook, Haradinaj u shpreh se ai beson në pafajësinë e UÇK-së dhe u shpreh se në shkallën tjetër shpreson që drejtësia për Sali Mustafën të marrë epilog tjetër për lirinë e tij.

“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër! Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën. Në përmbledhje të aktgjykimit, Kryegjakatësja Mappie Veldt-Foglia ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të qarta, koherente dhe përputhëse.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gara për kreun e SPAK, Balla: Të zgjedhim liderin që plotëson pritshmëritë e shqiptarëve

Story i radhës

Jashari për dënimin e “Calit”: Është pasojë e vendimeve të marra nga të zgjedhurit tanë dhe propagandave serbe

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka
ShkoLartë