haradinaj pas arrestimeve ne mint kurti i semure per pushtet shkarkimi i qeverise eshte zgjidhja e vetme 64df98a5277ae

Haradinaj pas arrestimeve në MINT: Kurti i sëmurë për pushtet, shkarkimi i qeverisë është zgjidhja e vetme

August 18, 2023
1 minut lexim

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arrestimeve të sotme lidhur me aferën për rezervat shtetërore.

Ai e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti të sëmurë për pushtet, derisa kërkon mocion të mosbesimit.

“Degradimi i qeverisë ka arritur në përmasa enorme, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Përderisa kaq shumë zyrtarë qeveritarë dhe persona të afërt me qeverinë e partinë në pushtet, janë të përfshirë në skandale nga më të ndryshmet, të padëgjuara më parë në Kosovë, atëherë akuzat drejtohen vetëm në një adresë. Koka dhe udhëheqësi i tyre, është pikërisht ai që i ka angazhuar dhe i ka veshur me pushtet e përgjegjësi, kryeministri i vendit dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti. Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një njeri të sëmurë për pushtet, të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, e që nuk dorëhiqet, obligohet mobilizimi i të gjithë atyre që e duan Atdheun dhe që përfaqësojnë interesat e vendit dhe qytetarëve, pa dallime partiake.”

Haradinaj tha se thirrja e seancës së jashtëzakonshme për shkarkimin e qeverisë përmes mocionit të mosbesimit është zgjidhja e vetme “për të shpëtuar vendin dhe për t’i hapur rrugë qeverisë së unitetit kombëtar dhe zgjedhjeve të reja”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

aksident i trefishte ne pogradec perfshihen edhe shtetas te huaj 64df96f65b86e
Story i mëparshëm

Aksident i trefishtë në Pogradec, përfshihen edhe shtetas të huaj

takimi i kurtit me ministrat kryeziu jep detaje nuk ka te beje me zhvillimet e sotme 64df98d8908ea
Story i radhës

Takimi i Kurtit me ministrat, Kryeziu jep detaje: Nuk ka të bëjë me zhvillimet e sotme

Të fundit nga

Trump i pakënaqur me planin e shefit të Apple

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur i pakënaqur me faktin që Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple, synon të prodhojë iPhone për tregun e Shteteve të Bashkuara në fabrika të reja të

Bayer pa Xhakën ndahet baras në udhëtim

Bayer Leverkuseni ka barazuar në udhëtim, me rezultat 2:2 me Mainzin. Bayeri e ka siguruar biletën për në Champions League e Mainz për garat evropiane. Granti Xhaka nuk u paraqit asnjë minutën
ShkoLartë