haradinaj nga krusha e madhe fitore e latifit eshte fitore e rahovecit 6909450f99122

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit

November 4, 2025
1 minut lexim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zgjodhi Krushën e Madhe të Rahovecit që ta hapë fushatën elektorale për zgjedhjet e balotazhit të 9 nëntorit. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, u shpreh se fitorja e Smajl Latifit, kandidatit të AAK-së për kryetar komune, nuk është vetëm fitore e tij, por e tërë rahovecianëve. Nga ana e tij, Latifi premtoi se në mandatin tjetër, do të punojë edhe më shumë në zhvillimin e komunës dhe realizimin e kërkesave të qytetarëve.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur fushatën për zgjedhjet lokale të balotazhit të së dielës në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit.

Kryetari i kësja partie, Ramush Haradinaj, bashkë me kandidatin për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, u zotuan për shumë punë e projekte të reja që sipas tyre, do ta transformojnë këtë komunë.

“Besoni në punë. Mënyra më e mirë për t’ia shpërblyer të gjallëve e trashëgimtarëve është me punë. Kryetari juaj Smajl Latifi është njeri i punës, njeri i fokusuar në punë. Atë fokusim e ka nga zemra dhe shpirti. Është fitore e madhe për ju të keni një kryetar të punës dhe që qëndron afër njerëzve. E di që ti kryetar nuk ke qeverisur si aleancë por si bashkëqytetar e bashkëluftëtar i atyre që nuk janë gjallë. Ke qenë kryetar i të gjithëve“

Kryetari i AAK-së, tha se Rahoveci dhe kryetari Latifi, i cili garon edhe për një mandate tjetër, do ta kenë edhe mbështetjen, prandaj tha se e lut Latifin që pas fitores me 9 nëntor, të vazhdojë me punët e mira për rahovecianët.

“Po të lus që edhe pas 9 nëntorit vazhdo të punosh edhe më shumë. Lum ti që punon për këtë vend. Unë ju siguroj se do të ju përkrah të gjithë ju”, tha Haradinaj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

momenti kur kulla e lashte 30 metreshe prane koloseut te romes shembet para turisteve 69093e3364c5a
Lajmi i mëparshëm

Momenti kur kulla e lashtë 30 metrëshe pranë Koloseut të Romës shembet para turistëve

nje martese e keqe demton zemren me shume se pirja e duhanit cdo dite 6909463178714
Lajmi i radhës

Një martesë e keqe dëmton zemrën më shumë se pirja e duhanit çdo ditë

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë