​Haradinaj në Prekaz: Epopeja e UÇK-së frymëzim për të ardhmen tonë si shtet

1 minut lexim

Në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Kreu i AAK-së ka thënë se akti heroik i familjes Jashari dhe Komandantit Adem Jashari, e përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e popullit të Kosovës.

“Sakrifica e tyre nuk mund të shihej si një ngjarje e vetme, por si një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë.

Akti i tyre heroik përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë së plotë”, ka thënë Haradinaj.

Story i mëparshëm

Xhaferi – Haxhiev: Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi ofron mundësi për lidhje të thelluar ekonomike mes Evropës dhe Azisë

Story i radhës

Muaji shkurt ishte ekstrem shumë i nxehtë dhe i thatë në krahasim me vlerat shumëvjeçare mesatare në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga