Haradinaj në Gjermani krah Presidentit të PE-së në konferencën për investimet e huaja në Kosovë

March 17, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në Gjermani, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga organizatat shqiptare ku është trajtuar tema e investimeve në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se investimet  në Kosovë krijojnë qëndrueshmëri ekonomike.

“Gjatë qëndrimit në Gjermani, kisha kënaqësinë të jem i pranishëm në konferencën e organizuar nga organizatat shqiptare, ku u trajtua tema e investimeve në Kosovë, si mundësi për qëndrueshmëri ekonomike në vend”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka njoftuar se gjatë konferencës ka diskutuar edhe me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

“Gjatë konferencës kisha nderin të diskutoj me z. Rainer Wieland, zëvendëspresident i Parlamentit Evropian dhe personalitete tjera të respektuara”, ka treguar Haradinaj.

Ai ka shtuar se duhet angazhim më i madh i institucioneve të Kosovës për përmirësimin e fushës ligjore për investitorë të huaj.

“Para të pranishmëve theksova se mërgata është potencial i madh ekonomik i Kosovës, por edhe pasuri njerëzore e cila meriton kujdes të veçantë.

Pavarësisht progresit të arritur, nevojitet angazhim më i madh nga institucionet tona për përmirësimin e fushës ligjore në favor të krijimit të ambientit më të mirë për investitorë të huaj, me theks të veçantë për sipërmarrësit tanë nga mërgata”, ka përfunduar Haradinaj.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Azemi: Thëngjilli mund edhe të shitet, por kjo qeveri nuk e di si bëhet zhvillimi i vendit

Story i radhës

Bytyqi: Janë realizuar 70% e projekteve të nisura nga programi TAV, po ndërtojmë infrastrukturë në komunat në të gjithë vendin

Të fundit nga

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk vozisin

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk do të dalin në qarkullim, ndërsa ky vendim është sjellë në takimin koordinues të transportuesve të cilët në shenjë revolte dje pasdite kanë fikur automjetet e
ShkoLartë