Haradinaj ndan medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet” për Harry Bajraktarin

June 6, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ndarë medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”, për aktivistin e njohur shqiptar në ShBA, Harry Bajraktari.

Haradinaj përmes një postimi në facebook, ka thënë se Bajraktari mbetet një shtyllë e fortë e bashkëpunimit dhe miqësisë në mes të Kosovës dhe ShBA-së.

“Një shembull i suksesit shqiptar në botë, Harry Bajraktari, qëndroi gjithmonë afër atdheut, dhe mbeti shtyllë e fortë e urave të bashkëpunimit dhe miqësisë së përhershme mes nesh dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai në facebook.

Ai tha se falë njerëzve si Harry Bajraktari, e drejta e Kosovës dëgjohet, promovohet dhe mbrohet në mënyrën më të mirë.

“Me këtë rast, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare. Gjithmonë kënaqësi takimi me të, si sonte, që folëm për situatën politike në vend, bashkëpunimin me ShBA dhe proceset e rëndësishme integruese të Kosovës drejt NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Musk kërcënon me anulim të marrëveshjes për blerjen e Twitter

Story i radhës

Sfida e të gjitha qeverive: Pse nuk ka ndryshuar rroga minimale prej vitit 2011

Të fundit nga

ShkoLartë