Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk i kurseu kritikat dhe akuzat ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Në një lidhje direkte për “Shqipëria Live”, Haradinaj tha se Kurti e ka larguar Kosovën nga ndërkombëtarët, sidomos me SHBA-në, për shkak të sjelljeve të tij.
Duke komentuar lëvizjet në veri të Kosovës, Haradinaj tha se janë të gjitha skenare të kryera në bashkëpunim nga Kurti dhe Vuçiqi.
“Kurti me dinakëri i ka ik kësaj kontrate dhe asaj të Europës. Kurti nuk është prit asnjëherë në Shtëpinë e Bardhë gjatë qeverisë së tij. Kurti e largoi Kosovën, ndëshkohemi për shkak të sjelljeve të tij nga SHBA dhe aleatë të tjerë.
Nuk do te ketë ma Kurti qeveri, por vetëm një kujtesë e keqe për Kosovën. Kosova di me i bërë zgjidhet e duhura, nuk do të ketë qeveri Kurti më.
Kurti dhe Vuçiç kanë marrëveshje, merren vesh me ndihmu njëri tjetrin. Sa herë Serbia lëviz trupa në veri, këto lëvizje bëhen me ndihmu Kurtin. Kur humb Vuçiç, bën lëvizje Kurti. Këto janë skenarë që ne i dimë dhe praktikohen që 20 vite. Kjo ja heq mundësinë Kosovën në ecjen përpara të anëtarësimit në Europë. Nuk besoj se Vuçiç ka ministër më të mirë se Kurtin. Është njeriu i Serbisë. Ky punon për Serbinë.
Akademia e Shkencave të Serbisë, thotë do ta rikthejmë Kosovën nëse e armiqësojmë Kosovën me Perëndimin dhe këtë po e bën Kurti. Kurti, njeriu i Serbisë, i përkeqëson marrëdhëniet me SHBA. Kosova ka pasur lëvdata më të mëdha, tani është me sanksione, pse nuk e shohim këtë. Unë përmend fatin e popullit, vendi im nëse nuk hyn në NATO është i rrezikuar, njeriu që largon nga aleatët është armik. Për fat të keq ka akoma njerëz që mendojnë se ai është patriot”, u shpreh Haradinaj.
BURIMI: Bota Sot