Haradinaj kujton heroin Agim Selmanaj: Ndër ushtarët më të zotë që kishte Dukagjini

1 minut lexim

Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Agim Selmanaj.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se familja Selmanaj ndër breza kanë besuar në liri dhe i kanë shërbyer atdheut.

“Familja Selmanaj, ndër breza kanë besuar në liri dhe i kanë shërbyer atdheut pa kalkulim. Heroi i Kosovës, Agim Selmanaj, i rritur në frymën e atdhedashurisë, u ngrit në një ushtar shembullor nga më të zotët që kishte Dukagjini e Kosova, deri sa ra për t’u përjetësuar në themelet e lirisë.

Trim, guximtar e sypatrembur deri në momentin e përjetësisë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, është shprehur Haradinaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

7-vjeçarja humb jetën e shtypur në barkën e tejmbushur me refugjatë nga Franca drejt Anglisë

Story i radhës

Mesazhi anonim në krevat habit Heidin: Kush ma ka lënë këtë?

Të fundit nga