Haradinaj kujton Adrian Krasniqin: Rënia e tij u shndërrua në frymëzim për ne

1 minut lexim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ish-bashkëluftëtarin e tij, Adrian Krasniqin, për të cilin tha se ishte i edukuar, guximtar i pashoq e njeri që mishëronte frymën e lirisë për të cilën ai dha jetën.

Haradinaj tha se Krasniqi ishte një nga themeluesit e UÇK-së, ku u angazhua në aksione kundër armikut.

“Rënia e tij heroike, përpara se lufta të shpërthente plotësisht në Dukagjin, ndonëse një humbje e madhe, u shndërrua në një burim frymëzimi për të gjithë ne”.

“Në këtë 27-vjetor, kur përkrah Nënës Mejreme, kujtuam e nderuam Adrianin, riafirmojmë zotimin tonë për një Kosovë të fortë dhe të begatë”, shkroi Haradinaj.

Më tej, Haradinaj tha se Kujtimi i Adrianit dhe i të gjithë atyre që ranë për liri, i udhëheq drejt një të ardhmeje më të ndritur për kombin.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

​“Më në fund do të mund t’i përqafojmë familjarët në Kosovë”, qytetarët nga Bosnja mezi e presin janarin

Story i radhës

Zelensky prezanton “Planin e fitores” që përfshin kërkesën për anëtarësim në NATO

Të fundit nga