haradinaj kosova nuk duhet te harroje se aleanca me shba te eshte e perjetshme 63d6e1a7eee76

​Haradinaj: Kosova nuk duhet të harrojë se aleanca me ShBA-të është e përjetshme

January 29, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka nisur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për agjendën e tij në ngjeshur gjatë kësaj vizite.

Sot, po e nisi një javë të vizitës sime në Uashington, ku do të qëndroj dhe do të marrë pjesë në ceremominë “Lutjet e Mëngjesit”. Gjatë kësaj vizite do të kem një agjendë e cila do të përfshijë takime në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres, e po ashtu edhe takime tjera me institucione të rëndësishme“, ka njoftuar Haradinaj.

Ai ka shtuar se Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojë që aleanca me ShBA-të është e përjetshme dhe duhet të mirëmbahet me punë.

“Ndjenjë e veçantë të takoj miqtë e vjetër të Kosovës, znj. Nancy Y. Bekavac, anëtare e Bordit të Universitetit Amerikan (AUK) dhe Shaun Burn, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë zëri ynë në Amerikë. Me këtë rast, i falënderova për gjithë kontributin e tyre që kanë dhënë me dekada!

Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojë që aleanca me ShBA-të është e përjetshme dhe duhet të mirëmbahet me punë, komunikim të sinqertë dhe bashkëpunim të vërtetë. “, është shprehur Haradinaj.

MARKETING

RENT A CAR

tifozeria e lyon largohet 20 minuta para fundit te ndeshjes 63d6dde75dba3
Story i mëparshëm

Tifozeria e Lyon largohet 20 minuta para fundit të ndeshjes

humb jeten ne aksident 23 vjecarja shqiptare ne new york ishte shtatzene 63d6e25bc4cd1
Story i radhës

Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, ishte shtatzënë

Të fundit nga

Reagon Alen Sherri

Alen Sherri regjistroi 7 paraqitje këtë sezon në Serie A me fanellën e Cagliarit. Ish-portieri i Egnatias dhe i Kombëtares shqiptare luajti mbrëmjen e djeshme në sfidën ndaj Napolit ku këta të
ShkoLartë