Haradinaj: Kosova mbetet e vendosur në rrugën e saj euroatlantike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një grup studentësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj pas takimit ka thënë se i ka informuar ata për rrugën nëpër të cilën ka kaluar Kosova.

“Kënaqësi e veçantë të takoj një grup studentësh nga ShBA të cilët studiojnë një semestër në Universitetin prestigjioz ‘DIS’ në Danimarkë. Studentët i informova për rrugën që ka kaluar vendi ynë në të gjitha etapat, që nga lëvizjet e hershme për liri e deri te periudha e shtetformimit”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj ka biseduar me ta për zhvillimet politike rajonale e globale.

“Të shoqëruar nga profesorët e tyre, bashkë patëm rastin të zhvillojmë një diskutim të frytshëm për zhvillimet politike rajonale e globale, dhe për proceset e tanishme që po kalon Kosova, aspiratën tonë për integrime euro-atlantike në veçanti”, është shprehur Haradinaj.

Story i mëparshëm

Berisha: Opozita po qëndron dhe do të qëndrojë e gatshme për çdo sakrificë

Story i radhës

Tre shenjat e Horoskopit që do të kenë fatin në anën e tyre këtë javë

Të fundit nga