Haradinaj jep alarm për bizneset: Janë para kolapsit

December 13, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se bizneset po përballen me vështirësi të shumta dhe ato prodhuese janë para kolapsit.

Haradinaj, pas një vizte të Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka kritikuar qeverinë për rolin ekonomik gjersa ka shtuar se inflacioni i shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë dhe naftës, prodhuesit vendor janë sjellë në pozitë të pa barabartë në treg me prodhuesit konkurrentë nga vendet tjera.

“Sot, bashkë me kolegë, vizitë Aleancës Kosovare të Bizneseve. Nga kryetari Agim Shahini, u njoftuam për vështirësitë dhe sfidat me të cilat po përballen sot bizneset e vendit.

Fatkeqësisht, gjatë mandatit të kësaj qeverie, roli i saj në zhvillimin ekonomik, nuk është ndjerë mjaftueshëm. Bizneset vendore po përballen me vështirësi të shumta, të cilat po rrezikojnë funksionimin e tyre e shumë nga ato po përballen me rrezikun për mbijetesë.

Bizneset prodhuese janë para kolapsit.

Bizneset kanë rritje të kostos së prodhimit për shkak të rritjes enorme të çmimeve të lëndës së pare”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë mësimesh mori Meghan Markle përpara se të takonte Mbretëreshën?

Story i radhës

“Ishalla ju futet Serbi t’ju lërë shtatzëna”, Fifi e tmerruar nga mesazhet, publikon identitetin e ndjekësve (FOTO LAJM)

Të fundit nga

ShkoLartë