haradinaj i uron suksese hendbollistit bajramaj kosova ne boterore do te perfaqesohet me krenari 680cb1e0e0884

Haradinaj i uron suksese hendbollistit Bajramaj: Kosova në Botërorë do të përfaqësohet me krenari

April 26, 2025
1 minut lexim

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me hendbollistin Erion Bajramaj, i cili është një ndër shtyllat kryesore të Përfaqësueses U18 të Kosovës.

Pasi Kosova po përgatitet për Botërorin që do të mbahet në Egjipt, Haradinaj Erionit i uroi suksese, dhe tha se është i sigurt që Kosovën do ta përfaqësojnë me nder dhe krenari.

“Erioni është djali i bashkëluftëtarit dhe bashkëpunëtorit shumëvjeçar, Blerim Bajramaj. I shpallur një ndër lojtarët më të mirë të grupmoshave të reja nga Federata e Hendbollit të Kosovës, është një ndër shtyllat kryesore të Përfaqësueses U18 të Kosovës.

Pas triumfit të madh kundër Nigerisë në IHF Trophy Intercontinental, Erioni dhe djemtë tjerë të Përfaqësueses po përgatiten për Botërorin që do të mbahet në Egjipt, me ç’rast i urova suksese, i bindur se do ta përfaqësojnë Kosovën me nder dhe krenari! Kosova ka talentë që na bëjnë krenarë çdo ditë, e të rinjtë si Erioni janë pasqyra më e ndritur e vendit tonë. Fat e suksese të mëtejshme, Erion!”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

shtepia e bardhe deklarohet per takimin zelenksy trump ishte shume produktiv 680cb12e31b23
Story i mëparshëm

Shtëpia e Bardhë deklarohet për takimin Zelenksy-Trump: Ishte shumë produktiv

melania trump duket me stil edhe ne varrimin e papes me fustan te zi e shami mbi koke ben homazhe ne vatikan 680cb30c8c6e7
Story i radhës

Melania Trump duket me stil edhe në varrimin e Papës – me fustan të zi e shami mbi kokë bën homazhe në Vatikan

Të fundit nga

Ibrahimi: Politika nuk është veprimtari komerciale

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi në një status në rrjetin social facebook shkruan se politika nuk është veprimtari komerciale. Sipas tij shoqëria jonë meriton më shumë dinjitet dhe respekt. “Kur bëhet normalitet
ShkoLartë