Haradinaj homazhe në Memorialin e Dëshmorëve në Gllogjan: Liria dhe pavarësia kërkojnë përkushtim të përditshëm

November 27, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se për nder të ditës më të shenjtë të kombit shqiptar ka bërë homazhe në Memorialin e Dëshmorëve në Gllogjan.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se Kosova ka nevojë për unitet dhe vizion të qartë për të ardhmen.

“Për nder të ditës më të shenjtë të kombit shqiptar, homazhet në Memorialin e Dëshmorëve në Gllogjan marrin një kuptim edhe më të thellë. Këtu, ku pushojnë heronjtë tanë, bashkëluftëtarët e mi me të cilët rrugëtuam bashkë në ditët e lavdisë, flamuri kuq e zi valëvitet krenar, duke lidhur sakrificën e tyre me betejat e Skënderbeut dhe urtësinë e Ismail Qemalit.

Liria dhe pavarësia kërkojnë përkushtim të përditshëm për t’i mbrojtur dhe forcuar. Kosova ka nevojë për unitet dhe vizion të qartë për të ardhmen, për të përmbushur aspiratat e popullit dhe për të nderuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për këtë tokë.

Në këtë ditë krenarie kombëtare, zotohemi se do të vazhdojmë rrugën që nderon gjakun e sakrificën e heronjve”, shkruan Haradinaj. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkëndija fiton derbin e madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Xhuli Nurës ia dëmtojnë veturën: Më mirë lajmërohuni vetë

Të fundit nga

ShkoLartë