Haradinaj: Gjakova e dhimbjeve të mëdha sot festoi ditën e çlirimit

1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Gjakovës.

Haradinaj ka përcjellur nga afër performancën e Orkestrës Frymore të Gjakovës e cila doli sot për herë të parë pas 105 viteve.

Gjakova e dhimbjeve të mëdha dhe e krenarisë së veçantë shqiptare feston sot 25-vjetorin e Çlirimit. Ndjenjë e mirë me pa Gjakovën në festë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka marrë pjesë edhe në përurimin e varrezave të dëshmorëve të Gjakovës.

“Në këtë ditë të shënuar u bë edhe përurumi i varrezave të Dëshmorëve të Gjakovës.

Gjakovë, gëzuar Ditën e Çlirimit!

I përjetshëm kujtimi për të rënët!”, është shprehur Haradinaj.

Story i mëparshëm

Nga familja e deri tek artistët me të cilët nuk do bashkëpunonte, flet Mc Kresha

Story i radhës

Vizita e zyrtarit të lartë/ SHBA sjell në Tiranë Koordinatorin për Antikorrupsionin

Të fundit nga