​Haradinaj akuzon Qeverinë: Turpi vazhdon

March 29, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një reagim në facebook ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për moskompensimet për orët shtesë e ndërrimet e natës për Policinë dhe ushtrinë e Kosovës.

Ai ka shkruar se përpos që u mohohet pagë e dinjitetshme i kanë përjashtuar nga kompensimet për orët shtesë.

Ky është reagimi i plotë i Haradinajt:

Turpi vazhdon!

“Ata që janë përgjegjës për qeverinë, ministritë dhe agjencitë buxhetore, nuk marrin përgjegjësitë dhe tallen me sektorin më vital të shtetit, Policinë, Ushtrinë. Përpos që u mohojnë paga të dinjitetshme, i lënë të përjashtuar nga kompensimet për orët shtesë e ndërrimet e natës.

Siguria në vend, e brishtë dhe e luhatshme sikurse është këto vite, e vënë në rrezik nga veprime të pakoordinuara. Përpos që ka destabilizuar çdo raport të ndërtuar me partnerët tanë të sigurisë, po vë në rrezik edhe mirëqenien e përditshme të njeriut me uniformë në Kosovë. Çmimet e rritura, faturat e fryra dhe pagat e njëjta ia pamundësojnë punën e dinjitetshme secilit, e sidomos këtyre kategorive që vënë në rrezik jetët e tyre.

Prandaj dhe dëgjojmë çdo ditë që polici e ushtari po largohen nga detyrat e tyre fisnike për të siguruar mirëqenie familjare. Kjo katandisje vlerash është kryekëput rezultat i një qeverie që do mbahet mend për dëmin më të madh që i është bërë Kosovës së pasluftës”, tha Haradinaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Rama: Në shkolla, siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e shkollave profesionale

Story i radhës

Sonte mund të kemi kampionin e parë nga top pesë ligat evropiane?

Të fundit nga

Zverev e Sinner kualifikohen

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të tretë të grand slam-it të Roland Garros në tenis, eventi më i madh i fushave me dhe. Nuk zhgënjen numri 1 në botë, italiani Jannik Sinner,

Ky është haxhiu që ndërroi jetë në Qabe

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se haxhi Avdi Jusufi nga Vushtrria ka ndërruar jetë në Mekë. Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka shprehur ngushëllime familjesë së Jusufit Njoftimi
sqmken
ShkoLartë