haradinaj 7 vjet pas doreheqjes nga kreu i qeverise edhe sot qendrimi im mbetet i palekundur 6a5cb9b396d10

Haradinaj, 7 vjet pas dorëheqjes nga kreu i Qeverisë: Edhe sot, qëndrimi im mbetet i palëkundur

July 19, 2026
1 minut lexim

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar përvjetorin e shtatë të dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se para shtatë vitesh, kishte deklaruar “se Kosovës po i bëhej presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia dhe se ndarja dhe ‘Dodik Republika’ për Kosovën janë të papranueshme”, për të cilat qëndrime thotë se i ka edhe sot.

Para 7 viteve dhashë dorëheqje për të dytën herë nga posti i Kryetarit të Qeverisë së vendit. Atëherë deklarova se nuk shkoj të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si kryetar qeverie por si qytetar, dhe se Kosovës po i bëhej presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia dhe se ndarja dhe “Dodik Republika” për Kosovën janë të papranueshme.

Qëndrimi im atëherë ishte i qartë dhe i palëkundur. Ai mbetet i njëjtë edhe sot”, ka shkruar ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen mbi 6 milione euro investim saraji fiton zhvillim 6a5ca32d23cb6
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Mbi 6 milionë euro investim- Saraji fiton zhvillim

gazetari enrik mehmeti u nda nga jeta tragjikisht ne lot i jepet lamtumira e fundit pjesemarres edhe kryeministri rama 6a5cba64f3321
Lajmi i radhës

Gazetari Enrik Mehmeti u nda nga jeta tragjikisht, në lot i jepet lamtumira e fundit, pjesëmarrës edhe kryeministri Rama

Të fundit nga

ShkoLartë