“Hapni rrugën, kam fëmijën e sëmurë”- Qytetarja përplaset me protestuesit

December 23, 2024
1 minut lexim

Protesta e opozitës, e zhvilluar pasditen e së hënës në kryeqytet, ka nisur me tensione mes protestuesve dhe drejtuesve të automjeteve, për shkak të bllokimit të rrugëve kryesore në Tiranë.

– Advertisement –

Përplasja e parë u shënua te mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, ku një nënë që shoqëronte fëmijën e saj të sëmurë u ndalua nga turma e protestuesve. Ajo kërkoi me ngulm të hapet rruga, duke theksuar urgjencën për të shkuar në spital.

“Nuk jam e njoftuar fare për këtë. Ju lutem, hapni rrugën, kam fëmijën për spital. Policit i thashë ta hapë rrugën. Po, kam fëmijën për spital, ju lutem”, u shpreh gruaja në mënyrë të përsëritur.

Tensione pati gjithashtu mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe drejtuesve të policisë në terren. Bardhi akuzoi policinë se duhej të merrte masa për të ridrejtuar trafikun, ndërsa theksoi se protesta është një e drejtë kushtetuese.

“Nuk merret leje nga policia për të protestuar. Ne ju kemi njoftuar, dhe është detyra juaj të menaxhoni trafikun,” deklaroi Bardhi.

Policia vijon përpjekjet për të garantuar qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që protestuesit mbeten të vendosur në bllokimin e rrugëve si formë presioni ndaj qeverisë.

Akset e kërkuara për zhvillimin e protestës janë: “Unaza e Vogël”, “rrethrrotullimi te Zogu i Zi”, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Willson” dhe rruga nga “Pallati me Shigjeta” drejt “Rrugës së Kavajës”.

Akset e bllokuara janë: “Unaza e Vogël”, “rrethrrotullimi te Zogu i Zi”, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Willson” dhe rruga nga “Pallati me Shigjeta” drejt “Rrugës së Kavajës”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fake materiale në rrjetet sociale, Kasami: Videoja ku shihet hedhja e kripës dhe rërës me lopatë nuk është në komunën e Tetovës

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i
ShkoLartë