Hapja solemne e parkingut nëntokësor do të bëhet në fund të nëntorit, Zogaj tregon arsyen e vonesës

min lexim

Nenkryetari i Prishtines, Alban Zogaj, ka thënë se kontrata mes Komunës së Prishtinës dhe operatorit privat për ndërtimin e parkingut nëntokësor është nënshkruar në vitin 2019.

“Në fund të nëntorit do të jetë hapja solemne e parkingut nëntokësor”, ka thënë Zogaj, ai tutje është shprehur se në këtë parking nëntokësor janë 600 vendparkime dhe është një ndër parkingjet më të mëdha nëntokësor në vend.

Zogaj ka shtuar se parkimi i automjeteve në vende të paduhura është shqetësues dhë sipas tij, përmes parkingut nëntokësor do të lirohet një hapësirë ë madhe publike e kryeqytëtit.

Ndërsa për koston totale të parkingut nëntokësor, nënkryetari i Prishtinës ka thënë së nuk ka ende diçka zyrtare.

“Ideja jonë është t’i harmonizojmë çmimet ë parkingut dhe të jetë i ngjashëm me parkingun publik”, ka deklaruar Zogaj në RTV Dukagjini.

Nënkryetari i Prishtinës ka theksuar së ky parking është një parking evropian dhe se ajo se çfarë e ka vonuar hapjen e tij është pjesa e sipërme, e cila është sipërfaqe e gjelbëruar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPB: 202 gjoba në Shkup, 23 për tejkalim të shpejtësisë

Story i radhës

Menaxheri i del në mbrojtje De Ketelares

Të fundit nga