Banorët e Haraçinës tani e tutje do të munden që paraqitjet e tyre në Entin për Punësim ti bëjnë në komunë të tyre. Në komunë të Haraçinës është hapur zyra rajonale e Agjencisë së Punësimit. Kreu i kësaj koomune Ridvan Ibrahimi tha se kjo do të jetë një lehtësim i madh për haraçinasit, duke marrë për bazë numrin e konsiderueshëm e banorëve të kësaj komune që janë kërkues aktiv për punë.
“Shërbimet që i ofron Agjencioni për Punësim sot janë edhe në Haraçinë, sot agjencioni është aktiv edhe në komunën tonë. Kjo do të thotë se nuk do të ketë nevojë që qytetarët e komunës së Haraçinës të malltretohen dhe të humbin kohë dhe të bëjnë shpenzime për të shkuar deri te Agjencioni, por që shërbiemet që i ofron ky agjencion do të jenë edhe në kuadër të komunës tonë.”, tha Ridvan Ibrahimi, kryetar i komunës së Haraçinës.