hapet shtabi zgjedhor i vlen it ne dizhon mexhiti fitorja ne cair tashme eshte e sigurt 68d6dcf7749e5

Hapet shtabi zgjedhor i VLEN-it në Dizhon, Mexhiti: Fitorja në Çair tashmë është e sigurt

September 26, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka hapur sonte shtabin zgjedhor në lagjen Dizhon 1, ku ka deklaruar se “fituesi tashmë dihet” dhe se më 19 tetor pritet një ditë historike për qytetin.

Mexhiti u shpreh se mbështetja qytetare për kandidaturën e tij është e plotë dhe se fitorja e VLEN-it do të jetë “madhështore, sepse është fitore e qytetarëve që kanë vendosur të ecin përpara me dinjitet dhe shpresë”.

“Çairi është me ne! Çdo lagje, çdo familje, çdo i ri dhe çdo prind janë rreshtuar krah nesh, sepse e dinë se rruga jonë është e pastër dhe e ndershme, për t’i sjellë Çairit qeverisjen që meriton”, theksoi ai.

Mexhiti kritikoi kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për “interesa personale, pazare politike dhe përçmim ndaj njerëzve”, ndërsa shtoi se qytetarët tashmë u kanë kthyer shpinën.

Ai përfundoi duke thënë se 19 tetori do të shënojë “një fitore të madhe, që do të hapë një epokë të re për Dizhonin 1 dhe për Çairin”.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

554916191 122103621399028386 4579514309601485962 n
Lajmi i mëparshëm

Andonovski: Bashkimi i energjisë dhe përvojës do të sjellë fitore të madhe në Gostivar

555430245 1342483380570862 3018860328303028395 n
Lajmi i radhës

Dimitrievski nënshkruan Kodin për zgjedhje të lira dhe demokratike në Kumanovë

Të fundit nga

Çifti bashkëshortor rrahet mes vete në Obiliq

Një çift bashkëshortor është përfshirë në një përleshje mes vete mbrëmjen e së premtes në Obiliq. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar lidhur
ShkoLartë