Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot përuroi hapjen e parkingut afër shkollës fillore “Liria” në Çair të Shkupit. Ganiu njofton se parkingu do të ketë kapacitet për 50 vetura.
“Parkingu i ri me 50 vende pranë shkollës “Liria” tashmë është gati dhe në shërbim të banorëve të lagjes! Ky projekt, i financuar nga Komuna e Çairit, është një hap i rëndësishëm për ofrimin e mundësive më të mira për parkim në këtë zonë. Krijimi i këtij parkingu është më shumë se thjesht një investim në infrastrukturë – është një shembull i angazhimit tonë për të ndërtuar një mjedis më të organizuar, funksional dhe të përshtatshëm për banorët tanë”, shkroi mes tjerash Ganiu.
Burimi: alfax.mk