Hapet panairi me produkte ushqimore dhe artizanale në Podujevë

September 26, 2024
1 minut lexim

Komuna e Podujevës në bashkëpunim me OJQ-në “D&D Business Support Center”, ka organizuar Panairin me produkte ushqimore dhe artizanale.

Në një njoftim nga komuna e Podujevës, thuhet se ky panair synon të promovojë prodhimet vendore.

“Ky panair është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe synon të promovojë prodhimet vendore ushqimore si dhe punimet artizanale me motive kombëtare, duke përkrahur gratë në zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve të tyre”, thuhet në njoftim.

Panairi do të qëndrojë i hapur sot dhe nesër prej orës 10:00 deri në orën 16:30 në Bulevardin e Qytetit pranë Sheshit “Ali Ajeti”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vriten 23 sirianë nga një sulm izraelit në Liban

Story i radhës

Borissov: Askush nuk mund të devijojë nga Marrëveshja dhe korniza e negociatave

Të fundit nga

ShkoLartë