Hapet në Zubin Potok një urë për këmbësorë, e ndërtuar nga KFOR-i

November 27, 2024
1 minut lexim

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë në ceremoninë e prerjes së shiritit që shënon zyrtarisht përfundimin e një projekti të ndërtimit të urës për këmbësorë në Zubin Potok.

Siç njofton KFOR-i, Grupi i Përbashkët i Mbështetjes së Logjistikës dhe ushtarët e Komandës Rajonale Lindje punuan gjerësisht për të modifikuar rrjedhën e lumit dhe për të vendosur shtyllat prej betoni dhe për të krijuar këtë urë këmbësore me forcë industriale.

“Ura e këmbësorëve do të përdoret nga shumë anëtarë të komunitetit lokal, duke përfshirë fëmijë, gjatë rrugës për në shkollë”, tha KFOR-i.

Kjo përpjekje, sipas KFOR-it, ishte pjesë e projekteve të rregullta të kryera nga KFOR-i në mbështetje të nevojave të komuniteteve lokale.

Në këtë përurim, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj në vit deri në 2040

Story i radhës

Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë kërcime sensuale!

Të fundit nga

ShkoLartë