​Hapet Muzeu i Burgut të Prishtinës, Çeku: Aset i mbrojtjes së trashëgimisë shqiptare

July 12, 2022
min lexim

Është hapur Muzeu i Burgut të Prishtinës, si dhe ekspozita e përkohshme “Burgu i Idealit”, që po vlerësohen të jenë asete të mbrojtjes së trashëgimisë shqiptare.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se Kosova është sot e lirë edhe falë kontributit të të burgosurve politikë.

Duke kujtuar vuajtjet e mijëra të burgosurve politikë shqiptarë nga mizoritë më të llahtarshme, ai tha se kjo histori duhet t’i tregohet gjithë botës.

Çeku: Këtë angazhim ua kemi borxh si institucione dhe shoqëri të gjithë ish-burgosurve shqiptarë politik

“Këtë histori duhet t’ua rrëfejmë fëmijëve tanë, të rinjve tanë, qytetarëve tanë që sakrifica dhe rezistenca e ish-të burgosurve politikë të mos harrohet kurrë. Këtë histori duhet t’iu rrëfejmë të gjithë botës, për të dokumentuar krimet e -ish-Jugosllavisë dhe Serbisë karshi shqiptarëve, me kërkesën tonë legjitime për drejtësi dhe dëmshpërblim, për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot, këtë angazhim u’a kemi borxh si institucione dhe shoqëri të gjithë të ish-burgosurve shqiptarë politikë, ky do të jetë misioni i këtij institucioni mozaik”, tha ai.

Çeku është shprehur se ekspozita do të jetë e hapur për të gjithë ata që duan të kuptojnë historinë e rezistencës politike.

Çeku: Kjo ndërtesë tashmë është muze, ndërsa nga sot edhe aset i mbrojtjes së trashëgimisë shqiptare

“Nga një qendër paraburgimi po e shëndrrojmë në qendër dokumentimi dhe muzealizimi të kujtesës sonë kolektive, mbi rezistencën prej disa dekadash të aktivistëve të çështjes kombëtare shqiptare. Kjo ndërtesë tashmë është muze, ndërsa nga sot edhe aset mbrojtës i trashëgimisë shqiptare. ‘Burgu i Idealit’, sot hap dyert dhe ato nuk do të mbyllen më, dyert e burgut do të jenë të hapura për të gjithë, për të hyrë brenda, për të kuptuar historinë e rezistencës politike për të drejtat e popullit shqiptar por edhe për të dal jashtë. Në këtë qendër paraburgimi hynin pa e ditur nëse do të dilnin jashtë, ose nëse do të dilje i gjallë, ndonëse formalisht një qendër paraburgimi, të burgosurit mbaheshin me periudha të gjata, të papërcaktuara në kushte degraduese dhe me trajtim çnjerëzor”, ka thënë Çeku.

Në emër të shoqatës së të burgosurve politikë, Hydajet Hyseni, ka thënë se ky burg muze do t’i shërbejë Prishtinës si një objekt monumental frymëzues si dhe dyfish reflektues.

Hyseni: Prishtina do të këtë një objekt monumental frymëzues por edhe memorial e përkujtues

“Thonë se një vend dëshmon zhvillim dhe përparim duke mbyllur burgje dhe duke hapur shkolla, tani thonë se burgu i moçëm i Prishtinës së vjetër ishte ndërtuar mbi gërmadhat e një shkolle të kohës, në mënyrën e vjetër dhe të veçantë janë kthyer në shkolla diturie dhe pjekurie të të prangosurve atdhetarë, idealistë dhe paravajtës. Burgjet ishin shkolla dhe shumë prej tyre janë nxënës dhe studentë e më shumë se kaq të akademisë së shkollave. Urojmë që duke kthyer burgun në një muze të ri edhe Prishtina jonë do të këtë në vijimësi, një objekt monumental në mënyrën e vetë, dyfish reflektues edhe shkollor e edukativ dhe frymëzues por edhe memorial e përkujtues. Falim por nuk harrojmë. Mini-ekspozita është vetëm një pjesë shumë e vogël simbolike. Të flasësh për burgun muze do të thotë të flasësh për të burgosurit tanë, ku bëje pjesë edhe unë”, ka vijuar Hyseni.

Ndërtesa e ish-Burgut të Prishtinës mban brenda vetes histori të shumta të përndjekjes, maltretimit dhe shtypjes së idesë për liri, është shndërruar në muze i cili paraqet narrativën dhe rezistencën popullore të të burgosurve politik në të gjitha burgjet e Kosovës.

Nga data 12 korrik, muzeu do të jetë i hapur për vizitorët në këtë orar: e martë – e diel, nga ora 10:00 – 19:00.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Berisha: SPAK si kapak i aferave të qeverisë, mazhoranca do përballet me popullin

Story i radhës

Ballkani eliminohet pas 120 minutave, Zhalgiris shkon më tej

Të fundit nga

ShkoLartë