Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
​Hapet kursi i gjuhës greke në UP – Gazeta.mk

​Hapet kursi i gjuhës greke në UP

min lexim

Nga sot, jo vetëm studentët e Universitetit të Prishtinës, por të gjithë të interesuarit për të mësuar gjuhën greke, do të mund të regjistrohen në kursin e gjuhës greke në qendrën e Gjuhëve të Universitetit të Prishtinës, i cili po mbështetet nga Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë.

E në ushtrime, do të jetë prezentë edhe Shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, e cila është shprehur se ky kurs do të shërbej që lidhjet mes Greqisë dhe Kosovës të forcohen më shumë në të ardhmen në krijimin e lidhjeve dhe bashkëpunimeve më të shpeshta.

Vakali, ka thënë se lidhja e dy shteteve është vërtetuar pas 1 janarit (liberalizimit të vizave), pasi që numri i vizitave nga qytetarët e Kosovës është në një rritje drastike.

Vakali: Numri pas 1 janarit pas liberalizimit të vizave është rritur drastikisht

“Një zgjedhje të cilën e shoh shumë të natyrshme. Këtë natyrshmëri nuk e di a ka nevojë me u shpjegua, e para është për arsye gjeografike të cilat shtete tona ndodhen afër, por edhe për lidhjen e popujve tanë që kemi pasur gjatë shekujve. Kjo lidhje e jonë gjeografike por edhe njerëzore, apo afërsia jonë u dëshmuan pas 1 janarit. E di që edhe para kësaj date, miqtë tanë kosovarë kanë udhëtuar për Greqi shumë shpesh edhe para 1 janarit. Dua të shpreh që numri pas 1 janarit, pas liberalizimit të vizave, është rritur drastikisht dhe kemi të bëjmë me të rinj dhe familjarë të cilët, shkojnë për vizita të shkurtra por edhe për pushime në Greqi”, ka thënë Vakali.

Shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Vakali është shprehur se gjuha bie popujt afër njëri tjetrit, duke shërbyer si urë ndërlidhëse që dy popujt të afrohen mes vete.

Ajo, ka shtuar se gjatë leksioneve të këtij kursi, përveç gjuhës do të ketë edhe njohuri kulturore rreth Greqisë.

Vakali: Gjuha bien popujt afër njëri tjetrit, do të shërbejë që dy popujt do të afrohen mes vete

“Kjo do të na shërbej që të kuptojmë njëri tjetrin më shumë si popull por, edhe që lidhjet tona të forcohen më shumë në të ardhmen. Gjuha bien popujt afër njëri tjetrit, ju duke mësuar gjuhën tonë dhe ne duke mësuar gjuhën e juaj, do të shërbejë që dy popujt do të afrohen mes vete edhe do të ndihmojë në krijimin e lidhjeve dhe bashkëpunimeve më të shpeshta mes dy shteteve.. Ky kurs përveç gjuhës, të ketë edhe njohuri kulturore lidhur me Greqinë”, është shprehur ajo.

Leksionet e këtij kursi, do të zhvillohen dy herë në javë dhe si fillim niveli i parë do të jetë falas për të gjithë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Hamza gjatë dy ditëve u prit në Gjermani, vlerëson kontributin e mërgatës në shtetndërtimin e Kosovës

Story i radhës

Turizmi në RMV! Vendin gjatë muajit shtator e kanë vizituar 134.829 turistë

Të fundit nga