​Hapet konkurs për 25 psikologë në shkollat e Prishtinës

October 10, 2022
min lexim

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, sot në shkollën “Iliria” tregoi se është hapur konkurs për 25 psikologë për shkollat e Prishtinës.

Në ditën ndërkombëtare të shëndetit mendor Musmurati dha lajmin e mirë për punësimin e 25 psikologëve të rijnë nëpër shkolla. Duke parë që ka mungesë të madhe nëpër shkolla dhe prania e psikologëve nëpër shkolla është tepër me rëndësi, ajo tha se do të rritet stafi i psikologëve.

Musmurati: Kemi shpallur konkurs për punësimin e 25 psikologëve nëpër shkollat e Prishtinës

“Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës ka shpallur konkurs për punësimin e 25 psikologëve nëpër shkollat e Prishtinës… Që nga marrja e mandatit si drejtoreshë e arsimin në komunës e Prishtinës, temën e sigurisë në shkolla e kam trajtuar me seriozitetin më të madh, për shkak se siguria në shkolla, qoftë siguria fizika qoftë siguria emocionale e nxënësve është temë tejet me rëndësi. Deri më sot Prishtina ka pasur të punësuar 112 psikolog të shkollave shumica e psikologëve kanë qenë të punësuar gjatë viti 2007 dhe pas çdo 1-2 viteve ka pasur shtim të psikologëve, Prishtina ka vetëm 12 psikologë përderisa ka mbi 40 mijë nxënës.. sipas udhëzimit administrativ normat që duhet të jetë normale për një shkollë është një psikolog për një mijë nxënës…2.35. në shkollën “Ilira”, ku janë rreth 1300 nxënës nuk ka pasur psikologë fare. Vetëm gjimnazi “Sami Frashër” ka pasur psikolog, shkollat e tjera si Xhevdet Doda, Hoxhë Kadri Prishtina, Ahmet Gashi nuk kanë pasur fare”, tha ajo.

Musmurati tha se kjo kërkesë e prindërve ka qenë e kamotshme për çështjen e psikologëve dhe ditën e sotme ajo cilëson si hapin e duhur për të plotësuar këtë kërkesë.

Musmurati: Nuk ka pasur takim të prindërve që nuk e kanë përmendur çështjen e psikologëve

“Kërkesë ka pasur gjithmonë raporti i fundit i këshillit të nxënësve për Kosovën rekomandim kyç e ka pasur angazhimin e më shumë psikologëve në sistemin shkollor. Nuk ka pasur takim të prindërve që nuk e kanë përmend çështjen e psikologëve, protestat e nxënësve në rrugë kanë treguar që nxënësit kanë pasur një kërkesë të vetme që institucionet ta kthejnë vëmendjen tek parandalimi dhe të merremi më pak me trajtimin e dhunës… Sot po e bëjmë hapin e duhur në këtë drejtim dhe për të plotësuar një kërkesë të kamotshme të prindërve, nxënësve dhe gjithë shkollave të Prishtinës. Punësimi i këtyre 25 psikologëve të rijnë është hapi i parë dhe i duhur drejt jetësimit të planit për siguri në shkolla”, theksoi ajo.

Ndërkaq shefja e Departamentit të Psikologjisë, së Universitetit të Prishtinës, Kaltrina Kelmendi tha se shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm. Po ashtu ajo u shpreh se rekrutimi i psikologëve në shkolla do ti shërbejë mirëqenies së përgjithshme.

Kelmendi: Çështja e shëndetit mendor është motoja e këtij viti

“Çështja e shëndetit mendor sidomos kohëve të fundit sidomos me pandeminë që e kemi përjetuar, problemet me dhunën në shkollë dhe çështjet e tjera që ndërlidhen me funksionimin e përditshëm të individëve në kushtet dhe rrethanat që jemi ne sot është më se e domosdoshme. Ideja e rekrutimit e psikologëve në shkollë besojmë që do ti shërbejë mirëqenies së përgjithshme jo vetëm të fëmijëve po gjithashtu të stafit të shkollës dhe do ta bëjë shkollën një ambient të favorshëm dhe një ambient të pëlqyeshëm për të qëndruar në shkollë dhe për të mundur të zhvillojnë të gjitha potencialet që i kanë.6.20. Së bashku me psikologët shkollorë dhe së bashku me shoqatën e psikologëve shkollorë do të tentojmë që çështja e shëndetit mendor ashtu sikurse që është edhe motoja e këtij viti të jetë prioritet i të gjithëve” tha ajo.

Kurse në emër të këshillit të nxënësve foli Ditjon Fetahu i cili tha se mungesa e psikologëve janë burim i problemeve të mëdha që shkaktohen te nxënësit dhe sipas tij shëndeti mendor duhet të jetë prioritet.

Fetahu: Nxënësit kanë brohoritur në rrugë me moton se “Ku janë psikologët

“Që nga fillimi i vitit nxënësit kanë brohoritur në rrugë me moton se “Ku janë psikologët?. Që nga muaji Prill na kanë ofruar statistika fatkeqësisht shumë problematike të cilat tregojnë se 52% e nxënësve nuk kanë qasje në psikologët shkollor, në kuadër të kësaj përcillet me probleme të mëdha qoftë me ngacmime seksuale, ofendime qoftë brenda stafit shkollor ose vetë nxënësve ndërmjet vete. Të gjitha këto burim e kanë mungesën e psikologëve në shkolla, trajtimi i problemeve të mirëqenies sociale ekonomike dhe të shëndetit mendor nëpër shkolla do të duhej të ishte prioritet, ne jemi të gëzuar shumë që kjo është duke u arritur”, tha ai.

Shëndetit mendor në vendin tonë ende nuk i kushtohet rëndësia të cilën e meriton, e kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për nxënësit të cilat janë e ardhmja jonë, është thënë në këtë takim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

FMN: Shqipëria nuk është gati për Amnistinë Fiskale

Story i radhës

Sulme gjithandej Ukrainës

Të fundit nga

Liz Hurley shfaqet seksi në bikini

Liz Hurley, 59 vjeç, zhvishet me bikinit më të imta, ndërsa fansat thonë se ajo është ‘burimi i zbuluar i rinisë’ Bukuroshja hollivudiane Liz Hurley mahniti fansat me bikini të voglam, shkruan
ShkoLartë