Hapet edhe një qendër e re e vaksinimit në Prishtinë, qytetarët: Është lehtësim i madh

February 10, 2022
min lexim

Në Prishtinë saktësisht në sheshin “Zahir Pajaziti”, është hapur edhe një qendër e re e vaksinimi kundër Coronavirusit.

Qytetarët e Prishtinës kanë mirëpritur hapjen e kësaj pike të vaksinimit anti-Covid’19.

Njëri nga qytetarët ka treguar se në këtë qendër të vaksinimi ka ardhur për të marrë dozën e tret të vaksinës.

“Këtu është shumë ma mirë e sidomos për këta të vjetrit se nuk kanë me çka udhëtojnë, jo me autobus pretojnë. Këtu më mirë se është në qendër është dashtë edhe në shumë vende të tjerë me qelë qendra të vaksinimit edhe nëpër lagje”, ka thënë ai.

E njëjti si ai mendon edhe një qytetarë tjerët nga Prishtina, ku hapjen e kësaj pike të vaksinimit e sheh si shumë më funksionale se ajo në lagjen Emshir, meqë ishte shumë larg.

“Shumë ma mirë që e kanë bo edhe këtu në shesh se është në qendër afër të gjithëve. Ka pas probleme më herë se trafiku dhe pas kallaballëk atje, pritja në rënd etj. Tash po doket ma mirë këtu, se po vazhdon ma shpejtë, ma lehtë, ma mirë që e kanë vendos edhe pikën këtu në shesh”, ka thënë ai.

Edhe një qytetarët tjetër gjatë pritjes për të marr vaksinën tha se hapja e kësaj pike është lehtësim.

“E kemi pas ma vështirë të shkojmë në Emshir me marrë dozën e tretë, këtu është ma e përshtatshme”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër infektologu, Izet Sadiku, tha se edhe këtë vit e she si vit të vaksinimit, që sipas tij vaksina është armë kryesore për parandalimin e COVID-19.

“Duke pas parasysh që ne kemi hap disa qendra të vaksinimit në Prishtinë, ka qenë në Kalabri/Emshir dhe një në Qendrën Tregtare në ‘Albi Mall’ dhe gjithashtu kemi edhe një qendër të vaksinimit mobil e cila shkon dhe i vaksinon qytetarët tek shtëpia”, tha ai.

Kurse, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi se kjo qendër e vaksinimit është me rëndësi shumë të madhe pasi vaksinimi duhet të vazhdojë të jemi në kontroll të mirë të pandemisë.

“Po ndihem mirë me një vetëbesim të lartë, mirëpo duhet me vazhdua vaksinimin, për këtë arsye dhe është vendos këtu pika e vaksinimit në qendër të Prishtinës për shkak se ka një lehtësi shumë më të madh”.

Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i ka lutur qytetarët për vaksinim që të marrin tri dozat e vaksinës sepse nuk ka zgjidhje tjetër.

“Në Prishtinë do ta hapim edhe një pikë në Kodrën e Trimave shumë shpejt. Edhe në qytetet e tjera ku duhet do t’i hapim qendrat vaksinimit në mënyrë që vaksina të shkojë te qytetarët, aty ku ngurrojnë më së shumti, aty duhet me pas qendër të vaksinimit”, ka deklaruar ministri Latifi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

PD: Koha e non grata-ve ka mbaruar, nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën

Story i radhës

Vettingu, PD: Burracakët s’patën as guximin të votojnë kundër, koha e non grata-ve ka mbaruar

Të fundit nga

ShkoLartë