Hansi Flick: Nuk ishte dita jonë, më gëzon kthimi i Yamal

December 1, 2024
1 minut lexim

Barcelona pësoi një humbje të rëndë në shtëpi ndaj Las Palmas dhe tani rrezikon të humbasë kryesimin ndaj Realit të Madridit, i cili është 4 pikë prapa, por me dy ndeshje më pak.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, analizoi kështu rezultatin:

“Nuk ishte dita jonë. Në pjesën e dytë krijuam më shumë raste, por nuk ishte dita e duhur. Kur kontrollojmë ndeshjet dhe kemi situata të favorshme, luajmë mirë dhe krijojmë raste.

Por, kur kjo nuk ndodh, shfaqen problemet tona. Duhet të ndryshojmë, të mbrohemi më mirë. Nëse nuk shënon, është më e vështirë të mbash portën të paprekur.

]Nuk është vetëm çështje e mbrojtësve, por e gjithë skuadrës. Duhet të rikthejmë lidhjen dhe soliditetin.”

“Nuk dua të flas për një lojtar specifik. Mund të kishim bërë më mirë si skuadër dhe kjo është ajo që duhet të na shqetësojë. Na presin disa ndeshje të vështira në kampionat, dhe më pas ajo ndaj Dortmundit.”

Megjithatë, Flick përmendi një aspekt pozitiv: rikthimin e Lamine Yamal, i cili u aktivizua në minutat e fundit:

“Pas dy javësh pa u stërvitur me grupin, është një gjë pozitive që u rikthye dhe luajti disa minuta. Duhet të shohim anën pozitive: u rikthye, pati minuta dhe mund të jetë titullar kundër Mallorcas.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përfundoi në spital për 8 muaj pasi hoqi 20 dhëmbë në klinikën në Tiranë/ “Është kockë e lëkurë”, rrëfehet e ëma e 37-vjeçarit italian

Të fundit nga

ShkoLartë