Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

February 8, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, raportohet se dëshiron t’i ofrojë Frenkie De Jong një kontratë të re pasi holandezi u lidh vazhdimisht me një largim të mundshëm. 

Sipas një raportimi nga mediumi katalanas Sport, Flick shpreson se Barcelona do ta bind mesfushorin ta rinovojë kontratën e tij e cila skadon në verën e vitit 2026. 

Raportimi shton se Barcelona i ofroi holandezit një marrëveshje të re edhe vitin e kaluar, por palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët. 

Sport nënvizon tutje se Flick e sheh De Jong si një lojtar të rëndësishëm tek Barcelona dhe se ai mund ta zë vendin e Marc Casados në formacion së shpejti. 

Problemi kryesor në negociata mbetet paga e lojtarit, veçanërisht duke marrë parasysh gjendjen e rënduar financiare të Brcelonës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​Hamza: 9 shkurti – dita e PDK-së

Story i radhës

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëm – Viktima të Agresionit, është një nga ditët ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që shënohet çdo vit më 4 qershor. Kjo ditë u krijua
sqmken
ShkoLartë