Për shumë njerëz, të ngrënit me gishta është më e shijshme.
Edhe shkencëtarët pajtohen që ngrënia e tillë i ushqimit ka përfitime shtesë – edhe për organizmin edhe për gjendjen emocionale.
Edhe pse ngrënia me gishta nuk konsiderohet e pranueshme dhe ne jemi mësuar që në fëmijëri të jemi të sjellshëm dhe të përdorim takëmet e ngrënies, në vende të tjera të botës është e zakonshme të hahet me gishta.
Veçantia e kësaj mënyre të të ushqyerit ka sfondin e vet shkencor dhe shëndetësor. Domethënë, mollëzat janë plot me trupa të prekshëm, pra mbaresa të fibrave nervore shqisore. Nëse i përdorim për të ngrënë, trupi ynë ndërgjegjësohet më shumë për shijen dhe strukturën e ushqimit, gjë që stimulon prodhimin e lëngjeve tretëse në stomak. Sepse, në të vërtetë, ne nuk e provojmë ushqimin vetëm me shqisa ndijore në gjuhë – para kësaj, e shikojmë, e nuhasim dhe, nëse hamë me gishta, ndiejmë strukturën, nivelin e erëzave dhe temperaturën e tij.
Nëse keni problem me sasinë e madhe të ushqimeve të ngrëna, mbase është koha të filloni të hani me gishta, sepse kështu hani më ngadalë dhe ushqimi tretet më mirë.
Përfitimi shëndetësor i marrjes së ushqimit me gishta dhe lëpirja e tyre gjatë ngrënies është edhe në faktin se në të gjitha pëllëmbët dhe pas larjes së duarve ka baktere të mira, të cilat i futim në organizëm duke i ngrënë me gishta dhe na mbrojnë nga mikrobet e dëmshme të mjedisit.
Nga ana kulturore, nëse keni ndërmend të udhëtoni në vende të botës ku ngrënia me gishta është më e zakonshme, është mirë të dini disa rregulla bazë.
Burimi: GAZETA.MK