Dyshimet e ngritura për qëndrimin e tij në Milano, të shtuara sidomos pas veshjes së Andre e Onanës me fanellën zikaltër, tashmë kanë poshtë përfundimisht. Samir Handanovic ka rinovuar kontratën me Interin edhe për një vit, siç është komunikuar zyrtarisht nga klubi zikaltër.
“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës së lojtarit Samir Handanovic: portieri slloven do të jetë ziklatër deri më 30 qershor 2023”.
“Gardiani” veteran nuk e fshehu kënaqësinë për zgjatjen e “martesës” me zikaltrit, duke u shprehur:
“Është bukur të rijetosh disa emocione. Kam ardhur 10 vjet më parë në një top klub dhe jam ende në një top klub. Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam kapiten dhe lojtar i Interit, ky është një privilegj që vazhdon.
Kush luan për Interin gjithmonë e bën me shumë dëshirë. Historia e klubit na mëson se objektivi këtu është gjithmonë fitorja: ne jemi këtu për këtë, edhe të ardhurit e dinë këtë. Krahasuar me 10 vjet më pare, jam rritur si njeri dhe futbollist.
Kanë ndryshuar shumë gjëra, por e rëndësishme është që Interi të përmirësohet gjithmonë”.
Po këtë të shtunë ka firmosur kontratën me Interin edhe Henrikh Mkhitaryan. Armeni mbërriti te ziklatrit si lojtar i lirë nga Roma.