Hamza: Zëri i Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara do të dëgjohet në qeverinë time

February 2, 2025
1 minut lexim

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka thënë se një shoqëri e drejtë ndërtohet mbi mundësinë e qasjes për të gjithë.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se sot ka vizituar Zërin e Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara.

“Nuk mund ta kemi një Kosovë moderne, nëse hapësirat publike, institucionet shtetërore dhe rrugët tona nuk janë të qasshme për të gjithë qytetarët”.

“Zëri i Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, i prindërve dhe aktivistëve që çdo ditë japin kontribut të jashtëzakonshëm për një Kosovë më gjithëpërfshirëse, do të dëgjohet në qeverinë time”.

“Ky zë nuk do të mbetet kurrë pa përgjigje! Dhe personat me aftësi të ndryshme nuk do të mbeten kurrë pa mbështetje!”, ka thënë Hamza.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra

Story i radhës

Bernardi e quajti homoseksual, Klajdi reagon i shokuar

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë