hamza viziton thacin e veselin ne hage kosova po i numeron javet dhe ditet e rikthimit te tyre 67fd2c2aafaf7

Hamza viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Kosova po i numëron javët dhe ditët e rikthimit të tyre

April 14, 2025
1 minut lexim

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka shkuar në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së dhe ish-bashkëpartiakët Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në paraburgimin e Gjykatës Speciale.

Tha se ata i gjeti “të fortë” dhe se i la “plot shpresë”.

“Edhe një herë në Hagë për t’i vizituar presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli. I gjeta të fortë dhe i lashë me plot shpresë se e vërteta e luftës sonë çlirimtare së shpejti do të triumfojë. Me qëndrueshmërinë e tyre, me besimin e palëkundur në drejtësinë, në Kosovën tonë dhe aleatët tanë, ata vazhdojnë të jenë frymëzim për të gjithë ne”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.

“E vërteta historike, ajo që populli ynë e ka përjetuar, padyshim se do të rikonfirmohet edhe në Hagë”, u shpreh ai.

Hamza tha se “Kosova, me padurim, tanimë është duke i numëruar javët dhe ditët e rikthimit të tyre, me bashkëluftëtarët e tyre, në mesin tonë”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

be rikonfirmon mbeshtetjen per anetaresimin e shqiperise kallas vendi po ben hapa domethenes ne reforma 67fd22ca40a6e
Story i mëparshëm

BE rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë, Kallas: Vendi po bën hapa domethënës në reforma

mrekulli ndaj barcelones flet trajneri i dortmundit 67fd2fea2308b
Story i radhës

​Mrekulli ndaj Barcelonës? Flet trajneri i Dortmundit

Të fundit nga

ShkoLartë