hamza smund te ulet cmimi kur rritet kostoja e prodhimit ne vend inflacioni ka mberri 6 7 69d933b6227b4

Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, në vend inflacioni ka mbërri 6.7%

April 10, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet për Ligjin për çmimin tavan, ka thënë se nuk ka mundësi që të ulet çmimi, kur rritet kostoja e prodhimit të produkteve.

Hamza, ka thënë edhe se, sipas të dhënave të fundit, inflacioni në vend ka mbërri 6.7%.

‘’Nëse rritet kostoja e prodhimit të produkteve, si ka mundësi që të ulet çmimi. Ne e shohim që vazhdon rritja e çmimeve. Të dhënat e fundit tregojnë që inflacioni ka mbërri 6.7 %.

Duhet të jemi real, sepse, po u rrit kostoja e prodhimit të produktit qoftë si rezultat i energjisë, kostos së punës, apo ngritjeve të tatimeve, është e pamundur që çmimi i produkteve bazë do të zvogëlohet.

Cili është mekanizimi i kontrollit, kush e kontrollon? Nuk mundesh me detyru një biznes me punu me humbje. Nuk duhet në Kosovë me u kriju një klimë anti-biznes’’, ka thënë Hamza mes tjerash.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

unicef 600 femije jane vrare ose plagosur ne liban qe nga 2 marsi 2026 69d932bf77783
Lajmi i mëparshëm

UNICEF: 600 fëmijë janë vrarë ose plagosur në Liban që nga 2 marsi 2026

shqiperia do te prodhoje drone luftarake 69d934a055cdd
Lajmi i radhës

Shqipëria do të prodhojë dronë luftarakë

Të fundit nga

Rritet fluksi në Aeroport

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” po shënon rritje të vazhdueshme të numrit të udhëtarëve gjatë sezonit veror. Krahas mërgimtarëve që kthehen për pushime, vendi po mirëpret edhe gjithnjë e më shumë turistë të
ShkoLartë