hamza nuk ka rendesi kush eshte kryeminister me shqiperine ta kemi raportin me te larte institucional 679fe61d78e6e

Hamza: Nuk ka rëndësi kush është kryeministër, me Shqipërinë ta kemi raportin më të lartë institucional

February 2, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryeministër Bedri Hamza ka deklaruar se Kosova me Shqipërinë duhet të eliminojë të gjitha barrierat e të ndërtojë raportin më të lartë institucional.

Sipas Hamzës, nuk duhet të përzihen asnjëri vend në politikën e brendshme se kush të zgjidhet kryeministër, por raportet të jenë të shëndosha mes dy vendeve.

“Me Shqipërinë ne kemi tjetër relacion, duhet të kemi raporte të jashtëzakonshme. Të eliminohen të gjitha barrierat e bashkëpunimit, edhe ligjore edhe burokratike, edhe të përmirësohet infrastruktura në rrugë, të hapen pikan të reja, vendkalime të reja, të lidhen me hekurudhë, të shfrytëzojmë portet e Shqipërisë për qëllime ekonomike. Duhet me pas relacione të mira mes qeverive të vendit. Ne nuk e zgjedhim kryeministrin e Shqipërisë e zgjedhin qytetarët atje, edhe kryeministrin në Kosovë e zgjedhin qytetarët këtu. Por ne jemi të obliguar që të kemi raporte institucionale në raportin më të lartë”, tha Hamza në Rubikon.

Hamza më tej tha se raporte të mira duhet të kemi jo vetëm me Shqipërinë por edhe të gjitha vendet tjera të rajonit e të hapet perspektiva për jetën më të mirë të qytetarëve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

aksident ne aksin permet kelcyre nje i plagosur 679fdcc10429e
Story i mëparshëm

Aksident në aksin Përmet-Këlcyrë, një i plagosur

i ndalet seria e fitoreve amir rrahmanit me napolin 679fe9dba3359
Story i radhës

I ndalet seria e fitoreve Amir Rrahmanit me Napolin

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë