Hamza në Abri të Epërme për nderimin e 23 martirëve të familjes Deliu: Askush s’u dënua për vrasjen e tyre

September 26, 2024
1 minut lexim

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shkuar në Abri të Epërme për të nderuar dhe kujtuar 23 martirët e familjes Deliu.

Ai tha se plagët e luftës janë të hapura dhe krimet ndaj këtyre të pafajshmëve ende s’është dënuar askush.

“Fëmijë, gra e të moshuar u masakruan mizorisht në shtatorin e vitit 1998 nga forcat serbe në këtë fshat të Drenicës. Ishin të pafajshëm, por deri më tash askush nuk është dënuar për vrasjen e tyre. Plagët e luftës ende janë të hapura dhe dhimbja për më të dashurit tanë vazhdon të jetë e madhe”.

Hamza tha se themelet e shtetit janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve.

“Sakrifica e tyre na obligon të punojmë pareshtur për një Kosovë më të zhvilluar, ku gjeneratat e reja të mund të jetojnë më mirë, me dinjitet dhe në paqe”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Kuvendi i Komunës së Obiliqit miraton buxhetin për vitin 2025

Story i radhës

Një turist i huaj ka rënë nga lartësia e një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës

Të fundit nga

Pesë qytete me ajër shumë të ndotur

7 Shkup, 28 nëntor – Në Kumanovë, Tetovë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë ndotja e ajrit sonte është shumë e lartë. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit tregojnë se ajri është shumë i
ShkoLartë