Hamza: Me 25 milionë euro bursa në vit, hapim shumë dyer të mundësive për studentët

December 30, 2024
1 minut lexim

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pirë kafe me një studente të drejtësisë, me të cilën ka biseduar për shqetësimet e studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Hamza ka theksuar se me 25 milionë euro që do t’i ndajë si bursa në çdo vit, do të hapen shumë dyer të mundësive për studentët tanë.

Ai ka thënë se së bashku do t’i gjejmë zgjidhjet e duhura, sepse Kosova mundet ma mirë.

“Një kafe me Melodinën, studenten e drejtësisë, me të cilën bisedova për shqetësimet e studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Unë do ta themeloj Fondin Shtetëror të Bursave dhe me 25 milionë euro që do t’i ndajmë si bursa në çdo vit, do të hapim shumë dyer të mundësive për studentët tanë.

Së bashku do t’i gjejmë zgjidhjet e duhura, sepse Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U vra në atentat me armë zjarri, Prokuroria Tiranë kërkon konfiskimin e mbi 2.5 milionë euro pasuri të biznesmenit dhe familjarëve të tij

Story i radhës

VMRO: Lotaria ka funksionuar si firmë private e Grubit dhe BDI-së, LSDM ka heshtur

Të fundit nga

Sara dhe Driloni bëjnë dush bashkë

Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Sara dhe Driloni, janë bërë pothuajse të pandarë. Dyshja shumicën e kohës brenda shtëpisë e kalojnë bashkë. Teksa sot edhe kanë bërë dush bashkë. Por,
ShkoLartë