Drejtori i Qendrës për Punë Sociale- Shkup, Hamza Ameti, në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës”, ka folur për rëndësinë e luftës kundër dhunës dhe për rolin që secili prej nesh mund të luajë për ta parandaluar.
“Falenderoj Kryetarin e Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, panelistët tanë të respektuar, dhe të gjithë të pranishmit – nxënës, mësues, psikologë dhe përfaqësues të komunitetit – që u bashkuan në këtë thirrje të përbashkët për një shoqëri pa dhunë.
Bashkë mund ta ndalojmë dhunën. Çdo zë ka rëndësi, çdo veprim bën ndryshim”, ka deklaruar Ahmeti.
Burimi: alfax.mk