Hamiti kritikon Bislimin: Për gjynah dhe i rrezikshëm diskursi trashanik i tij

June 26, 2023
1 minut lexim

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka quajtur të rrezikshëm diskursin e zëvendës-kryeministrit, Besnik Bislimi, pas shkrimit të këtij të fundit në lidhje me lirimin e tre policëve kosovarë nga Serbia.

Hamiti ka thënë se ky lloj diskursi është i pahijshëm për këdo që merret me diplomaci.

“Lirimin e tre policëve kosovarë, që u kidnapuan nga forcat serbe në territorin e Kosovës, që ndodhi mbas presioni të madh ndërkombëtar, nga SHBA, nga vende të BE-së, zv.kryeministri Bislimi e quan “lirim të rrejshëm dhe mediatik”.

Kosovën në dy raste Bislimi e quan vendin e vetëm demokratik në Ballkan, një herë kur flet për “rrezikimin e demokracisё sё vetme nё Ballkanin Perёndimor” dhe herën tjetër, në fund të postimit, kur denigron bashkësinë ndërkombëtare që, simbas tij, po “vendos masa shtrёnguese ndaj demokracisё sё vetme dhe vendit mё properёndimor nё gjithë Ballkanin” (sic)”, ka shkruar Hamiti.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ra nga lartësia teksa eksploronte “Syrin e Ciklopit”, blutë e Tiranës i vijnë në ndihmë turistit çek

Story i radhës

Të shtënat me armë në Tropojë/ Dyshohet për dy të plagosur, njëri prej tyre në këmbë, autori në kërkim

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë